Prokuroria e Tiranës ka kontrolluar 7 objekte të CFO Pharma-s pas dyshimeve për fatura të falsifikuara.
Bëhet fjalë për një konflikt tregtar mes dy kompanive të cilat pretendojnë ekskluzivitetin e medikamenteve të rimbursueshme nëpërmjet të drejtës për t’i pasur tregtimin me pakicë apo shumicë.
Është kompania e biznesmenit Shehu që ka kallëzuar penalisht se nëpërmjet partnerëve të tij italianë është njoftuar se ky medikament është rimbursuar nga shteti shqiptar më tepër sesa është blerë në Itali. Janë kryer verifikime dhe janë kryer dyshime për fatura të falsifikuara. Prokuroria ka hapur një çështje penale ku dyshon se pas kësaj skeme fshihet CFO Pharma. Nuk ka masa sigurie, apo objekte të sekuestruar.
Ka 7 objekte që janë kontrolluar, duke nisur nga mbrëmja e djeshme dhe pardjeshme.



