
Pronari i një lokali në periferi të Durrësit, ka konstatuar në ambientet e pasme të biznesit të tij një granatë.
I shqetësuar nga prania e mjetit shpërthyes, pronari i lokalit ka lajmëruar policinë.
Pas sinjalizimit drejt vendit të ngjarjes ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse lënda plasëse kishte si objektiv lokalin.



