Mashtron administratorin e një biznesi dhe i merr para, kapet me armë

Mashtron administratorin e një biznesi dhe i merr para, kapet me armë

I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, administratorit të një biznesi, vihet në pranga i dyshuari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit F. Rr., 56 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me strukturat e policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë, të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy