
Gazetarja e kronikës Anduena Llabani në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me hetimet e deritanishme për autobusin që një javë më parë përfundoi mbi lumin e Lanës në kryeqytet.
Ajo tha se vetëm 24 orë më parë prokurori i çështjes ka regjistruar një procedim mbi shkeljen e rregullit të qarkullimit rrugor. Sipas saj kur ka kaluar një javë nga aksidenti ende nuk dihen shkaqet, ndërsa drejtuesi i mjetit pretendon se autobusi ka marrë xhiro të pa komanduara.
Vetëm 24 orë më parë prokurori i çështjes ka regjistruar një procedim mbi shkeljen e rregulli të qarkullimit rrugor. Kemi drejtuesin që në deklarimet e para ai ka pretenduar se automjeti ka marrë super xhiro dhe ka qenë e pamundur mbajtja në kontroll. Kemi pretendim se mjeti ka pësuar defekt. Ky fakt do të hetohet nga prokuroria e cila pretendon që në momentet e aksidentit i ka kërkuar policisë caktimin e një eksperti për hetimin mekanik të mjetit. Ky eksperiment që ka nisur prej një jave që ka ndodhur aksidenti dhe deri sot nuk ka një përgjigje të ekspertëve lidhur me shkaqet që çuan mjetin në këtë defekt.
Më tej ajo Llabani theksoi se veprimet hetimore janë kryer vetëm në vendin e ngjarjes, ku sipas saj kanë qenë ekspertët që kanë bërë ato matjet e para dhe më pas asgjë, ende jemi në pritje të zbulimit të shkaqeve që shkaktuan këtë aksident.
Ajo që ndan shapin nga sheqeri është nëse prokuroria do sigurojë raportin përfundimtar, këtë do e ndajë vetëm akt-ekspertiza e cila do të nxjerr edhe gjendjen teknike. Akuza është vetëm shkelje të qarkullimit rrugor dhe prokuroria nuk futet për blerje dhe zhdoganime të mjetit në hetime, ata do marrin rastin konkret dhe të atyre të aksidentuara më parë dhe nëse kemi një konkludim. Kur të sigurohet akt ekspertiza do zbardheshin hijet e dyshimit.



