I ftohti vazhdon të marrë jet njerëzish në vendin tonë. Ditën e sotme një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj nga shërbimi i zjarrfikëses në qytetin e Durrësit.
Gruaja 67-vjeçare dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta prej tre ditësh. Nga dyshimet e para mendohet se vdekja e saj ka ardhur nga një atak kardiak.
Shërbimi i zjarrfikëses nga kontrolli në banesën e të moshuarës nuk ka konstatuar asnjë mjet për ngrohje.



