Finalizohet nga policia e Tiranës operacioni i koduar “Team”, duke vënë në pranga një person të i shpallur në kërkim, i akuzuar për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, uniformat blu organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Team”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim M. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



