U dogj në vendin e punës në Sarandë, ndërron jetë 57-vjeçari

U dogj në vendin e punës në Sarandë, ndërron jetë 57-vjeçari

Ka ndërruar jetë 57-vjeçari Ilirian Xhani, i cili pësoi djegie të shumta një natë më parë në vendin e tij të punës. Sipas informacioneve, mësohet se viktima kishte pësuar djegie në 70% të trupit. Ilirian Xhani është me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ndërsa pas ndihmës së parë në urgjencën e këtij qyteti, 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por ai nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë pasi ka humbur jetën gjatë rrugës. Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë po kryhen veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirjan Xhani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy