Makina përplas biçikletën në Vlorë, plagoset një person

Makina përplas biçikletën në Vlorë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur i përplasur nga një makinë teksa lëvizte me një biçikletë në Vlorë.

Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy