Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ AMP ndalon policin në Korçë

Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ AMP ndalon policin në Korçë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan -Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht- Bilisht, ai është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy