Detaje mbi plagosjen e Dumanit/ “X5” mori 5 plumba në krahun e shoferit, iu sekuestruan 2 mijë euro

Detaje mbi plagosjen e Dumanit/ “X5” mori 5 plumba në krahun e shoferit, iu sekuestruan 2 mijë euro

Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, që mbeti i plagosur pranë fshatit Papër në Elbasan. 

Korrespondenti i MCN TV raporton se Dumani ishte ne drejtimin e mjetit tip “BMW” gjatë momentit të atentatit. Makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë. 

Pas këtij moment, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për t’u mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha policisë së nuk mundi t’i shikojë autorët. Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij  Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh.

Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekuestruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe. BMW X5  me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e shasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar. Dumani  ishte në kërkim për disa ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës si dhe ekzekutimin e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy