Makina e funeralit përplaset me kabinën elektrike, zona e Kombinatit pa energji

Makina e funeralit përplaset me kabinën elektrike, zona e Kombinatit pa energji

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e kombinatit në kryeqytet, ku një makinë e shërbimit funeral me targat AA 848 KN ka goditur kabinën e OSHEE.

Fatëmirësisht nga kjo përplasje nuk pasoja në njerëz, por si pasoj e kësaj përplasje ka mbetur i dëmtuar transformatori që furnizon me energji pjesën qendrore të Kombinatit dhe rrethinat e tij.

Pas aksidentit grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 250 abonentë në këtë zonë.

OSHEE ka marrë masa për furnizimin me linjë tjetër ndërkohë që punojnë për riparimin e avarisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy