Sherr mes dy peshkatarëve në Triport, njëri në gjendje të rëndë

Sherr mes dy peshkatarëve në Triport, njëri në gjendje të rëndë

Dy peshkatarë janë përfshirë në një konflikt i cili ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta, duke shkaktuar një të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:00 në Vlorë në vendin e quajtur Triportin e Vlorës.


Policia bën me dije se shtetasi Erlind Lato ka goditur me mjete të forta shtetasin E.K, 30 vjeç, me banim në Vlorë, për motive të dobëta.

 

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Blutë kanë arrestuar 29 vjeçarin Erlind Lato, banues në Vlorë për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy