
Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim denoncon një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Fierit. Në një status të publikuar nga shoqata në Facebook, thuhet se dy punonjës të Policisë së Fierit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku ndodheshin disa persona.
Po ashtu, personat që ishin në makinë janë shoqëruar në komisariat nga policët në fjalë dhe janë mbajtur aty në kundërshtim me ligjin për orë e orë të tëra.
Denoncimi në Facebook
Në vazhdën e sjelljeve abuzuese të Policisë së Shtetit, kundër çdo parimi, norme e ligji, pas ngjarjeve shumë të rënda me vrasjen e një të riu në Tiranë dhe sjelljen e tyre dhunuese përtej çdo limiti me protestuesit. Policia përfshihet në një tjetër ngjarje të dyshimtë dhe në shkelje me rregulloren dhe Ligjin për Policinë e Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka fshehur ngjarjen e ndodhur ne fshatin Qenas, Fier. Mbremjen e datës 14 duke u gdhirë 15 dhjetor, patrulla e policisë sektori Shqiponja kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz ML, ngjyrë gri me targë TR 4372 PM. Ky automjet së bashku me personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Automjeti pasi është kontrolluar e mbajtur në Komisariat për orë të tëra është liruar bashkë me drejtuesin e tij.
Punonjësit e Policisë që qëlluan me armë në drejtim të automjetit janë Donald Bedri dhe Renald Stasa, të dy punonjës të ri në detyrë.
Materialet për ngjarjen deri në këtë moment, nuk janë referuar në Prokurori. Policia e shtetit përsëri në devijancë të detyrave, kompetencave dhe misionit të saj.
Përdor armë pa kriter, nuk jep shpjegime pse shoqërohet mjeti në Komisariat dhe në krye të të gjitha shkeljeve qëndron fakti që nuk e referon në Prokurori.
I bëjmë thirrje me forcë Policisë së Shtetit, ndal represionin e ktheu në binarët e ligjit dhe të misionit të Organizatës.



