Pranga 25-vjeçarit në Elbasan, në kërkim për plagosjen me armë të shokut të tij

Pranga 25-vjeçarit në Elbasan, në kërkim për plagosjen me armë të shokut të tij

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

I arrestuari është R.Gashi.Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e të martës.

Burimet bëjnë me dije se i riu ishte në kërkim pasi dyshohet se është autor i plagosjes me armë zjarri i shokut të tij.

“R.G.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën” njofton policia.

Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme proceduriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy