Vrasja e 72 vjeçarit në Memaliaj/ U godit në kokë dhe qafë, autori e hodhi trupin në humnerë

Vrasja e 72 vjeçarit në Memaliaj/ U godit në kokë dhe qafë, autori e hodhi trupin në humnerë

Të dhëna të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Zhapokikë 2 në Memaliaj.

Burime policore nga terreni konfirmojnë se 72 vjeçari Faik Hajdini është vrarë. Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafë ka shkaktuar hemoragji çka ka shkaktuar vdekjen.

Goditjet kanë qenë me mjete prerëse, sëpatë apo thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i të ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur deri sa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Ndërkaq alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.

Ndërkaq Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy