U kap me drogë, Gjykata e Elbasanit liron nga qelia djalin e Azem Hajdarit

U kap me drogë, Gjykata e Elbasanit liron nga qelia djalin e Azem Hajdarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për djalin e Azem Hajdarit dhe mikun e tij Ergi Gjumshi.

Azem Hajdari (junior) u arrestua pak ditë më parë në aksin Elbasan- Metalurgji ku iu gjet një sasi prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash e sekuestruar nga policia e Elbasanit.

Ai shoqërohej nga miku i tij Ergi Gjumsi dhe një vajzë, ndërsa destinacion mësohet se do të kishin Pogradecin ku do të kalonin fundjavën.

Veç  sasisë së lëndës të gjetur në mjet në një çantë, një cigare me përmbajtje hashash mësohet se Hajdari ka pasur edhe në xhepin e pantallonave.

Për shkak se Azem Hajdari, është në vitin e fundit të shkollës dhe për shkak se ende, prokuroria nuk është njohur me rezultatet e akteve të ekspertimit-biologjik, prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor.

Por pasi u njoh me materialet gjyqtari Taulant Tafa vendosi një masë më të zbutur atë të ‘detyrim për paraqitje’.

Në fakt ishin përgjimet ambientale të cilat rënduan pozitat e djalit të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari. Përgjimet zbuluan  se  sasia prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash e sekuestruar nga policia e Elbasanit, i përket Azem Hajdarit junior.

Pavarësisht se Azem Hajdari në momentin e shoqërimit ra në ujdi me shokun e tij, Ergi Gjumshi për të marrë ai përsipër posedimin e lëndës narkotike, hileja e Hajdarit është zbuluar nga policia, pasi kjo bisedë mes dy shokëve është përgjuar nga oficerët e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy