Përplasen dy makina në aksin Peqin-Rrogozhinë, një prej shoferëve përfundon në spital

Përplasen dy makina në aksin Peqin-Rrogozhinë, një prej shoferëve përfundon në spital

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Peqin-Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme, veçanërisht në njërën prej autoveturave.

 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë futja e njërit prej mjeteve në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy