
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Çukë të Sarandës, ku një djalë 15 vjeç është gjetur i vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime”, njofton policia.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i të miturit është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.



