Asgjësohen 42 bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Asgjësohen 42 bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Z., 31 vjeç, ndërsa shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij, J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj.

 

Sipas hetimeve paraprake, dy personat dyshohet se kishin kultivuar në një zonë pyjore të fshatit Mukaj 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga policia.

 

Gjatë kontrollit në zonën ku kultivoheshin bimët narkotike, efektivët gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy