Polici i vrarë në Fier përcillet sot për në banesën e fundit, homazhe në teatrin e Bylisit

Polici i vrarë në Fier përcillet sot për në banesën e fundit, homazhe në teatrin e Bylisit

Novruz Cenaila, polici i cili u vra me një plumb në kokë teksa po shkonte të merrte shërbimin, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Aktualisht po mbahen homazhe në hollin e teatrit Bylis në Fier. Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryejnë përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.

I pranishëm në homazhe ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si dhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ndërsa nga pamjet duken në rresht të parë edhe familja e të ndjerit, vëllai, motra, nëna, babai dhe nusja.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltez pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy