Aksident i dyfishtë në Fushë-Krujë/ Tre të rinj dërgohen urgjentisht te Trauma

Aksident i dyfishtë në Fushë-Krujë/ Tre të rinj dërgohen urgjentisht te Trauma

Tre të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”.
Policia bëri me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip "Mercedes" dhe një "Audi". 

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç. 

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë përplasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy