Vetëm një i vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Vetëm një i vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 321 kanë rezultuar pozitivë.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy