Merr fund bojkoti i avokatëve: Harta e re gjyqësore në Kushtetuese

Merr fund bojkoti i avokatëve: Harta e re gjyqësore në Kushtetuese

Miratimi i hartës së re gjyqësore gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, i ka dhënë fund bojkotit të avokatëve, pas mungesës së kuorumit të tyre për vijimin e bojkotit.

Gjatë mbledhjes së Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kreu i saj Maks Haxhia, paralajmëroi se hartën re gjyqësore do të çohet në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizmimin e aktit si antikushtetues.

Ne fituam, pasi demonstruam një nivel te lartë profesional. Hapi jonë final do jetë Gjykata Kushtetuese. Kemi ngritur një gurp që do të përgatisë materialin, që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar konform ligjit.

Objekti i ankimit në gjykatën më të lartë të vendit do të jetë “antikushtetutshmëria e vendimit të KLGJ dhe VKM dhe cenimi i aksesit të publikut në procesin e dhënies së drejtësisë”.

Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Në 1 shkurt 2023 do të kemi përqendrimin e gjykatave të Apelit në Tiranë, në 1 maj gjykatat e shpallës së parë të juridisksionit të përgjithshëm dhe 1 korrik gjykatat administrative të shkallës së parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy