Vinin baste sportive me celularë në lokal, tre të arrestuar në Kavajë

Vinin baste sportive me celularë në lokal, tre të arrestuar në Kavajë

U kapën në flagrancë, në një lokal të paregjistruar, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre, pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale të ndryshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit", me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar një rast të tjetër në këtë fushë.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit E. H., 32 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, të tre banues në Kavajë, pasi u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, në pronësi të shtetasit E. H., në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy