Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, shpallet në kërkim

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, shpallet në kërkim

Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar ditën e sotme në një banesë në një fshat të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, banesa dyshohet se i përket Bilal Hasës, drejtor i Burgut të Rrogozhinës, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

 

Policia e Elbasanit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për këtë rast, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Sipas burimeve, brenda një magazine, që dyshohet se i përket Hasës, janë gjetur të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa, të kultivuara në mënyrë hidroponike.

 

Ndërkohë, Bilal Hasa është shpallur në kërkim për interes hetimor dhe raportohet edhe pezullimi i tij nga detyra deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Shpallet në kërkim pronari i ambientit.

Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar "Kurtaj", ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy