Pas 91 orësh nën rrënoja, 4-vjeçarja nxirret e gjallë në Izmir (VIDEO)

Pas 91 orësh nën rrënoja, 4-vjeçarja nxirret e gjallë në Izmir (VIDEO)

Një mrekulli ka ndodhur në Izmir! Vajza 4 vjeçare, Ayla Gezgin është shpëtuar e gjallë pas 91 orësh kërkimesh nën rrënoja. Vogëlushja doli e buzëqeshur nga aty ku kishte ngecur dhe shprehia e fytyrës së saj teksa ishte në barelë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Buzëqeshja e vogëlushes ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse po bëheshin gati 4 ditët nën rrënoja, vogëlushja Ayla ishte në gjendje të mirë shëndetësore kur u nxor nga rrënojat dhe me buzëqeshjen e saj u dha shpresë autoriteteve të vijojnë kërkimet.

Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Köger njoftoi këtë lajm në llogarinë e tij në rrjetet sociale. "Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë", shkruan ai.

Ndërkohë, dje është nxjerr nga rrënojat e gjallë dhe një vajzë tjetër 3 vjeçare, Elif Perinçek. Nëna e saj dhe motra binjake u nxorën gjithashtu të gjalla nga rrënojat.

Kujtojmë se, 102 persona kanë humbur jetën nga tërmeti tragjik që goditi Izmirin të premten, ndërsa 1026 të tjerë janë plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në 5 nga 17 ndërtesat e shkatërruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy