Dy punonjës policie të Komisariatit në Pukë janë vënë në pranga nga policia nën akuzën “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Dy punonjësit e policisë, qe mbajnë edhe gradën Inspektor, Bib Kol Luka 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani 51 vjeç dyshohen se kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku ata kryenin shërbimin. Ndërkohë që në aksionin e policise u asgjesuan mbi 21 mijë rrënje bimësh kanabis sativa.



