Kërkoi lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Kërkoi lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Shtyhet për të disatën herë  gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri . Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj , por sipas korrespodentit të MCN nga Elbasani, edhe vetë Tahiri nuk ka qenë në Elbasan.

Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qenë vetë Tahiri i cili ka kërkuar ti ulet dënimi dhe ti njihet shërbimi i provës.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Ai u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa.

Çështja është rekursuar nga SPAK në gjykatën e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy