Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni policor në Kurbin, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni policor në Kurbin, një i plagosur

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi forcat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve, një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Tre persona janë ndaluar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Operacionalet kanë qenë në aksion për kapjen e nje personi në kërkim, kur janë dëgjuar të shtëna armësh në një lokal dhe kanë ndërhyrë.

Brenda saj ndodhej një person i plagosur në këmbë që mendohet se është plagosur gjatë kohës që 3 të ndaluarit po qëndronin bashkë. 

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosjeje, por konfirmohet se dy janë arrestuar dhe për të tretin pritet vendimi i prokurorit.

Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë publik, por sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ishte person në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy