Aksident në aks Lezhë-Shëngjin/ Ndërron 30-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Aksident në aks Lezhë-Shëngjin/ Ndërron 30-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku Paulin Zefi, 30 vjeç, ka humbur jetën.

Nga ky aksident, është plagosur një grua, si dhe një tjetër person, që janë transportuar në spital.

Aksidenti ndodhi kur mjeti i viktimës u përplas me një kamion. Për pasojë, aksidenti ka bllokuar rrugën në këtë segment, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

"Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy