
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 49-vjeçar në qytetin e Korçës me dyshime se shiste lëndë narkotike në lokalin e tij.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen nr. 1, Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal edhe për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar cannabis, të cilën ia kishte shitur shtetasi K. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestra një sasi me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një sasi lekësh.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



