Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Sakës, Greqi. Sipas mediave vendase, 40-vjeçari është goditur nga një masiv shkëmbor teksa mblidhte barishte medicinale në mal.
Më pas, ai ka rënë në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima ndodhej në atë zonë bashkë me dy persona të tjerë, të cilët kanë njoftuar autoritetet përkatëse.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mesditen e së shtunës, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.



