Po transportonte 13 klandestinë nga Siria/ Arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi

Po transportonte 13 klandestinë nga Siria/ Arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi

Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri nga Durrësi pasi u kap duke transportuar 13 klandestinë nga Siria. Në kuadër të operacionit “Bradasheshi” në pranga u vu shtetasi me iniciale A. D., 22 vjeç.

Policia njoftoi se i riu po i transportonte klandestinët me një makinë të marrë me qira.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy