68 vjetori i Adem Jasharit/ Rama: Erdhi në këtë botë ditën e Flamurit, ngjiti shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit

68 vjetori i Adem Jasharit/ Rama: Erdhi në këtë botë ditën e Flamurit, ngjiti shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit

28 Nëntori, përveç ditës së shpalljes së Pavarësisë, shënon edhe ditën e lindjes së heroit legjendar, Adem Jasharit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Adem Jasharin i cili lindi më 28 Nëntor 1995.

Ai shprehet se erdhe në këtë botë ditën e Flamurit dhe ngjiti shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shkruan Rama, krah fotos së Adem Jasharit para Muzeut Kombëtar Tiranë.

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy