Balla: Goditje shfarosëse kanabisit, nis kontrolli me dronët “Bajraktar”

Balla: Goditje shfarosëse kanabisit, nis kontrolli me dronët “Bajraktar”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit do t’i jepet një goditje shfarosëse.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ministri tha se përveç monitorimit nga ajri përmes protokollit të bashkëpunimit me Guardia di Finanza këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të jetë mundësia që edhe falë protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të përdorin edhe dronët “Bajraktar”.

Balla tha se dronët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht kanabis sativa.

Të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik.

Në fund të muajit do të kemi një komunikim të rëndësishëm me ju dhe me publikun lidhur dhe me masat në nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, por dhe të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese.

Sa i përket garantimit të sigurisë që lidhet me sezonin turistik, kështu që në luftën kundër kanabisit, dua t’ju garantoj që do të përdorim gjithë instrumentet që kemi në dispozicion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy