Një 25-vjeçar shqiptarë ka mbetur viktimë e një sulmi me thikë në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur ehe i riu është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar nga gjaku, në rrugicat e qytetit Këln.
Sipas mediave vendase, i riu shqiptar nuk ishte banor i zonës, ndërsa kishte shkuar në Këln për të vizituar një të afërm. Dyshohet se fillimisht mund të ketë patur debat mes viktimës dhe një të riu rreth 20 vjeç, i veshur me bluzë të bardhë.
Autoritetet tashmë po marrin në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës për të mësuar më shumë detaje nga debati mes tyre dhe për të kuptuar nëse kjo ka lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar.



