Tiranë, kapen 4 persona të shpallur në kërkim

Tiranë, kapen 4 persona të shpallur në kërkim

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme kriminale. Gjatë 24 orëve të fundit, 4 shtetas të shpallur në kërkim janë vënë në pranga.

Më konkretisht: Ervis Shamo, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 21.07.2016, ka dërguar urdhërin e datës 20.07.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale ”Shpërdorim Detyre”, parashikuar nga Neni 284-25 i Kodit Penal.

Lulzim Prekndreaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka dërguar urdhërin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“, për veprën penale "Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Klevi Prodani, 23 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka dërguar urdhërin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale ”Vjedhje e energjis elektrike”, parashikuar nga Neni 137 i Kodit Penal.

Besnik Meshaj, 38 vjeç, banues në Tropojë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ku ka dërguar urdhërin e Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga Neni 302 i Kodit Penal. Policia e Tiranës do të vijoj punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy