Fier / Të shtëna me armë drejt një lokali në plazhin e Semanit

Fier / Të shtëna me armë drejt një lokali në plazhin e Semanit

Banorët e plazhit të Semanit në Fier janë terrorizuar pasditen e djeshme nga disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Policia thotë se në lidhje me ngjarjen është arrestuar autori Ilir Boriçi 41 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe një person tjetër si bashkëpunëtor. 

Në bregdetin e Semanit, shtetasi Ilir Boriçi, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në lokalin e shtetasit A.C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet, pajisjet e lokalit.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artur Dinaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier (I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në cilësinë e provës materiale  në vëndin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy