Detaje të reja kanë dalur nga vrasja e sotme e 56-vjeçarit në zonën e ‘Pallatit me Shigjeta’ në Tiranë. Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjetit të viktimës Bujar Nasufi dhe u larguan.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja ndërsa autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.
Viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.



