Parandalimi i krimeve/ Bregu: Jemi në pikën zero. Pas Tiranës, Hita do zgjedhë qarqet më problematike

Parandalimi i krimeve/ Bregu: Jemi në pikën zero. Pas Tiranës, Hita do zgjedhë qarqet më problematike

Gazetari Sokol Bregu tha përmes një një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit se paralajmëroi sot strukturat se janë në vetting.

 

Sa i përket parandalimit të krimeve, Bregu tha se jemi në pikën zero.

 

Shqipëria nuk është se vuan nga krime të rënda në këto kohë, vuan nga pjesa e mosgoditjes së krimit të organizuar, krimeve të rrugës, call center-ave, basteve të paligjshme, shpërndarjes së narkotikëve në kryeqytet. Normal që Hita do duhej ta niste nga kryeqyteti. Tirana është një qark që ende nuk ka një drejtor, është i shkarkuar në të njëjtën ditë me Prodën. 

 

Nëse me Prodën nuk u goditën bastet, call center-at, sot Hita ka mesazh për drejtuesit e komisariateve dhe i ka bërë me dije që po bën punën dhe nuk ka ardhur thjesht për të bërë zëvendësimin e drejtuesve. 

 

Hita paralajmëroi strukturat që janë në vetting për të parë rezultatet e tyre.

 

Hita i ka lënë një kod siç mund t’i kenë lënë atij nga qeveria.

 

Në raportin e parandalimeve ne jemi në pikën zero. Nuk kam parë që mund të parandalohet një krim i vetëm. Parandalimi është pjesa kryesore. 

 

Më tej, Bregu tha se pas Tiranës, Hita do zgjedhë qarqet më problematike për të dhënë mesazhet e tij.

 

Pas Tiranës, Hita do zgjedhë qarqet më me shumë probleme, për të dhënë mesazhin që diçka duhet të lëvizë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy