Të shtëna me armë gjatë natës në Elbasan, terrorizohen banorët

Të shtëna me armë gjatë natës në Elbasan, terrorizohen banorët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Bëhet me dije se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”.

Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ngjarje apo plagosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy