
Një aksident ka ndodhur sot te Ura e Kardhiqit në Gjirokastër.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar. Nuk ka raportime për viktima.
Në vendngjarje ndodhet policia që po heton zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



