Dhunë e vazhdueshme dhe kanosje ndaj gruas, ndërhyn policia, burri arratiset

Dhunë e vazhdueshme dhe kanosje ndaj gruas, ndërhyn policia, burri arratiset

Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje, ku kryefamiljari ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallen në kërkim shtetasin Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur se do ta vriste. Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Gj. Gj., i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar policia. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56. Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. Gj., ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy