Një gjimnazist ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, në Tiranë. Mësohet se adoleshenti, me inicialet D.D vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa aktin e rëndë e ka kryer në tualetin e shkollës
Ai u transportua menjëhrë në spitalin 5, dhe burime të Noa.al bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është hera e parë që gjimnazisti tenton t’i japë fund jetës, pasi edhe pak muaj më parë është raportuar se ka dashur të vrasë veten.



