
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot konfiskimin e 3.4 mln eurove që u sekuestruan në portin e Durrësit në 24 qershor 2018, në makinat "Toyota Yaris" që vinin nga Belgjika.
Vendimi për të kaluar shumën për llogari të shtetit, u mor me kërkesë të SPAK.
Të njëjtin vendim kishte dhënë më herët edhe gjykata e shkallës së parë.
Për këtë çështje ka vetëm një të dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, Elvis Vladi.
Çështja në fjalë u përdor nga opozita shqiptare për të përfshirë në një trafik droge kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ndërsa operacioni policor çoi në identifikimin e automjeteve me shumën e parave, që vinin nga Belgjika, në tragetin Bari- Durrës.



