Bizneset e Dhomës Amerikane shprehin pakënaqësi për vonesat dhe pengesat në rimbursimin e TVSH-së, duke theksuar se praktikat aktuale po frenojnë investimet. Nga ana tjetër, drejtori i tatimeve Ilir Binaj thekson se “paqa fiskale” që pritet të nisë në 2026 synon të krijojë një qasje më të balancuar dhe më transparente me bizneset.



