Gjykata e Lartë liron Elvis Roshin

Gjykata e Lartë liron Elvis Roshin

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Kreu i Bashkisë së Kavajës ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” prej më shumë se tre muajsh.

Avokati mbrojtës i Roshit, Theodhori Sollaku, tha se vendimi i gjykatës së lartë i jep të drejtën Roshit të kthehet në detyrë.

Tre muaj më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Roshit për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Kreu i Bashkisë së Kavajës akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, çka përbën shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë për Roshin masën e sigurisë "arrest shtëpie", masë kjo që u la në fuqi edhe nga Apeli, për t’u ndryshuar me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy