Një fasoneri në Vlorë në pronësi të një shtetasi italian, është shkrumbuar nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Në ambientet e saj të jashtme dyshohet të jetë hedhur lëndë djegëse dhe më pas t'i jetë vendosur flaka.
Si pasojë e zjarrit në fasonerin ka dëme të shumta materiale.
Fasoneria është e pajisur me kamera sigurie të cilat do të këqyren për të mësuar më tepër detaje.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



