1 ton kanabis drejt Italisë, 3 skafistët shqiptarë dalin sot para gjykatës

1 ton kanabis drejt Italisë, 3 skafistët shqiptarë dalin sot para gjykatës

Pritet të dalin sot para Gjykatës 3 skafistët e arrestuar në kuadër të operacionit “The Eye”, 2 ditë më parë më 8 gusht.

Operacioni “The Eye” u zhvillua nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Policinë e Vlorës në ujërat e Detit Jon.

Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi janë 3 skafistët e arrestuar nga Policia e Vlorës.

Në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës” u sekuestrua 992 kg marijuanë. Nëse droga do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove. Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme.

Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian.

Policia ka sekuestruar tre skafet që u përdorën nga shqiptarët për të transportuar drogën drejt velierës.

Skafet u gjetën në banesën e Saverjo Imeraj, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi kanabisi, 3 aparate celulare dhe 2 automjete.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy