
Forcat e Komisariatit të Krujës, të mbështetura nga skuadrat speciale “Shqiponja”, kanë ngritur në orët e pasdites postblloqe në akset kombëtare të Krujës ku po zhvillojnë kontrolle.
Disa postblloqe janë ngritur në Krujë, me qëllim kontrollet e rrepta të automjeteve, për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të ndaluar personat, të cilët qarkullojnë me armë, apo mjete të tjera të kundraligjshme.
Pjesëtarët e forcave të rendit po kryejnë kontrolle të rrepta në automjete dhe kontrollojnë dokumentacionin e shofereve, për të siguruar se nuk ka armë apo mjete të tjera të ndaluara.
Sakaq, autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa subjekt i kontrolleve janë bërë disa automjete.



